Goditi me sende të forta një person në Këlcyrë, arrestohet 35-vjeçari nga Tirana

21/08/2023 13:47

Një 35-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi ka goditur një person në Këlcyrë.

Ngjarja ka ndodhur më 19 gusht, ku 35-vjeçari A.S në bashkëpunim me një 43-vjeçar A.Th i cili është arrestuar nga policia në flagrancë, kanë goditur me sende të forta një shtetas 55 vjeç.

Një 53-vjeçar po nga Tirana po procedohet penalisht, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në fshati Dragot, Tepelenë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote.

Dy të mitur 15 dhe 16 vjeç po ndiqen penalisht pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, kanë goditur me grusht një 17-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel