Ferrari i djegur i vitit 1954 shitet për 2 milionë dollarë në ankand!

21/08/2023 12:48

Një makinë e vjetër garash Ferrari është shitur në ankand në SHBA për gati 2 milionë dollarë.

Kjo makinë mori flakë gjatë një gare në vitet 1960 dhe nuk u prek për dekada. Ajo drejtohej nga Franco Cortese, shoferi i parë i garave të Ferrarit. Analistët thonë se blerësi i ri mund të dëshirojë ta rindërtojë atë në mënyrë që të mund të garojë përsëri.

Makina e vitit 1954 është një 500 Mondial Spider Series I,  një nga 13 të prodhuara në të gjithë botën, nga projektuesi Pinin Farina.

Në vitin 1954, Cortese e çoi Mondial në Mille Miglia, një garë 1,600 km nëpër Itali.

Gjatë viteve, Mondial u rrëzua shumë herë dhe pësoi dëmtime nga zjarri. Në vitin 1978, kjo makinë u ble nga një koleksionist amerikan, i cili e ruajti atë në gjendje të dëmtuar.

Në vitin 2004 makina u zbulua, së bashku me 19 Ferrari të tjerë, kur një uragan shpërtheu çatinë e një hambari, ku ata mbaheshin në Florida.

Drejtuesi i ankandit RM Sotheby’s thotë se automjeti do të kërkojë “një restaurim gjithëpërfshirës për ta kthyer makinën në gjendjen e ditëve të saj të lavdisë, por procesi premton të jetë shumë shpërblyes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA