Aksident në aksin “Librazhd-Qafë Thanë”! Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen drejtuesit

21/08/2023 21:30
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Dragostunjë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, një mjet i drejtuar nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç.

Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Kotodesh, Librazhd. Një motomjet i drejtuar nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë pune (gomar). Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Grupe hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA