Zelensky vizitë në Holandë, Rutte: Do i sigurojmë Ukrainës avionë luftarakë F-16

20/08/2023 16:17

Kryeministri holandez Mark Rutte ka mirëpritur në Holandë presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.

Rutte i tha atij se Holanda dhe Danimarka do t’i siguronin Ukrainës avionë luftarakë F-16, pas deklaratës së SHBA qëse nuk do të kishte kundërshtime.

Megjithatë ai nuk ka deklaruar se sa do të sigurojë apo kur.

Holanda aktualisht ka 24 F-16 operacionale, të cilët do të hiqen gradualisht nga mesi i vitit 2024, sipas ministrisë holandeze të mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA