Me përshtypjet më të mira, por jo pa vërejtje, mijëra turistë dhe emigrantë që kaluan pushimet në Shqipëri po largohen drejt vendeve të tyre. Në portin detar të Durrësit fluksi i udhëtarëve ka ndryshuar kahun e lëvizjes.

Ata që mbërrijnë në vend janë të pakët, krahasuar me largimet e shumta.

Turistët u shprehën:

“Shqipëria më pëlqeu shumë. Deti fantastik, i mrekullueshëm. Ushqimi on the top. Peshku shumë i mirë. Mishi, gjithashtu. Vende të mrekullueshme. Do të kthehem.”

“Ishim për pushime 1 javë në Shqipëri. Jam nga Franca. Më pëlqyen shumë malet dhe Saranda. Të gjitha pushimet në fakt këtu i shijova.”

“Vajzat. Janë vërtet të magjishme këtu. Me sy blu, flokë të zinj. Çmenduri. Do të kthehem sërish verën tjetër.”

“Ishim në Vlorë. Një lungomare e bukur. Ushqimi, peshku, gjithÇka shumë e mirë. Vend i bukur. Ishte hera e parë dhe do të kthehemi prapë së bashku me miqtë tanë.”

“Rrugë të ngushta. Duhen zgjeruar pasi nevojiten autostrada me korsi të dyfishta. Pjesa tjetër mirë. Pushuam në mënyrë diskrete.”

Vetëm gjatë kësaj fundjave kanë dalë nga vendi ynë përmes portit detar të Durrësit afro 16 000 persona dhe 4 000 automjete, ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i personave që hyjnë në Shqipëri nga kjo pikë kufitare.

Edhe në dy javët në vazhdim pritet të vijojë fluksi në dalje për t’i lënë vendin një vjeshte më të qetë lundrimesh mes dy brigjeve të Adriatikut.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA