Çdo sezon veror, qytetarët shkodranë, për të dalë nga qyteti i tyre, për 3 kilometër, duhet të presin rreth 1 orë në radhë.

Trafiku i automjeteve nis në lagjen “Xhabije për të përfunduar tek “Ura e Bahcallekut”.
Efektivet e policisë janë gjatë gjithë kohës në rrugë duke ndihmuar qytetarët, por radhët janë të gjata sidomos në fundjave kur shkodranet i drejtohen plazhit.

Ndërtimi i 3  rreth rrotullimeve për 3 km, e ngarkon më shumë lëvizjen e automjeteve ndërsa në dalje të qytetit, bashkohen edhe automjetet dhe trailerat që vijnë nga dogana e Hanit të Hotit dhe qindra makina, të emigranteve dhe turisteve nga dogana tjetër, ajo e Muriqanit.

Pastaj , qytetarët e Shkodrës, emigrantet, turistet dhe trailerat që vijnë nga  dy doganat, duhet të kalojnë në një urë të vetme, e cila është e vjetër dhe me një korsi.

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Benet Beci, gjatë fushatës elektorale kur kërkoi votat e qytetarëve shkodranë, prezantoi një projekt për rindërtimin e komplet hyrjes se qytetit. Socialisti ka premtuar se punimet do të nisin së shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA