Thyen masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet një 35-vjeçar në Sarandë
20/08/2023 13:47
Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në Sarandë.
Ai kishte marrë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Policia ka konstatuar se 35-vjeçari E.A kishte dalë nga banesa e tij në kundërsthim me vendimin e gjykatës, duke bërë kështu të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Ai u arrestua për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel