Përshtatën shtëpinë për kultivim kanabisi, në pranga pronari, dy vëllezër, përgjegjësi dhe faturisti i OSHEE-së

20/08/2023 13:03

Është zbuluar një shtëpi e përshtatur për kultivimin e kanabisit në fshatin Pobrat të Dimalit.

Ambienti ishte  i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera elektrike. Falë operacionit të koduar “Pobrati”, u arrestua pronari i banesës Bejdo Rapos, dy vëllezër që merreshin me këtë veprimtari kriminale, Igli dhe Frederik Borova nga Fieri.

Igli Borova 29 vjeç ka qenë në kërkim pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Gjithashtu u bë e mundur arrestimi dhe i dy punonjësve të OSHEE-së, shtetasit Renato Mingo, 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së dhe Eriglen Bejdo, 32 vjeç, me detyrë faturist elektrik, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë kontrolleve në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA