Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Bota po vuan nga një epidemi armiqësie, kështu është shprehur Papa Françesku gjatë denoncimit të fundit për “nënçmimin e kulturës” dhe fokusimin tek antivlerat.
Kreu i Selisë së Shenjtë i bëri thirrje botës për t’i dhënë fund “ndarjeve dhe refuzimeve” .
“Ndërsa, për fat të keq, lufta dhe përçarjet mbjellin pakënaqësi dhe frikë në zemra, dhe tjetri që është ndryshe nga unë shpesh perceptohet si rival, komunikimi global bën që ky qëndrim i përhapur të kthehet në një mentalitet dhe dallimet shfaqen si simptoma armiqësie. Dhe kur kjo ndodhë, ne kemi hyrë në një lloj epidemie armiqësie”- tha Françesku në një mesazh të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, dërguar organizatorëve dhe pjesëmarrësve të Takimit të ardhshëm të Rimini për “Miqësinë mes popujve”.
Në këtë kontekst, Papa argjentinas shtoi se “titulli i takimit tingëllon i guximshëm: “Ekzistenca njerëzore është një miqësi e pashtershme”.
“E theksoj sepse shkon qartë kundër trendit, në një kohë të karakterizuar nga individualizmi dhe indiferenca, e cila gjeneron vetminë dhe shumë forma të flakjes së njerëzve tutje”- tha Papa.
Takimi vjetor në Rimini i grupit aktivist Communion and Liberation zhvillohet këtë vit nga 20 deri më 25 gusht.
Top Channel