Në këto temperatura të larta, shqiptarët freskinë nuk e gjejnë vetëm pranë detit, por po shfrytëzojnë edhe lumenjtë edhe liqenet.

Destinacioni më i ri turistik është Iba me lumin e Erzenit, që po pëlqehet sidomos  nga banorët e Tiranës.

“Ku ka më mirë, këtu është qetësi, ajri i pastër, uji kristal. Gjynah mos të shfrytëzohet, se në tiranë nuk shtyhet mesdita, e vijmë këtu marrim dhe nipin e freskohemi”, është shprehur një pushues.

Iba turistike po zgjidhet çdo vit edhe më shumë nga vendasit por edhe të huajt për pushime ditore. Veç tyre, ne takuam edhe vizitorë besnikë të lumit të Erzenit, 4 vëllezërit Malosmani. Tiransit e vjetër i gjetëm nën hijen e plepave duke luajtur domino, teksa herë pas here freskoheshin në lumin që e njohin aq mirë. Efekt

“Ne kemi 30 vite që vijmë këtu. Nga njëra anë lumi Erzen e nga tjetra lumi i Krrabës që bashkon, ja dhe plepat në mes, mrekulli”, ka thënë Iljaz Malosmani.

 “Ne jo kënaqemi, por këtu na shtohet jeta”, shprehet Hysen Malosmani

“Këtu vijmë dy tre herë në javë, ka raste edhe 5, se në Tiranë çdo bësh. Është shumë afër”, u shpreh Merxhan Malosmani

Iljazi, Hyseni, Xhaviti dhe Merxhani duket se e kanë rininë e përjetshme. Edhe pse janë pensionistë, jetën e kanë të  vyer e shijojnë çdo sekondë të saj, duke gjetur mundësi për të kaluar pushime ekonomike.

“Marrim ushqim me vete, zgarrën e kemi . nuk ka luks këtu, por ne kënaqemi. Më parë kemi shkuar edhe në det por kur pushonim ne në Himarë e kishim dhomën 80 mijë për 15 ditë, tani as një ditë nuk është aq. Për ne e shumë si ne që skapin ato cmime, përshtatemi me rrethanat. E këtu është bukuri, ska më mirë. E kemi si vendin tonë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA