Dikur emigrantë në shtetin fqinj, Greqi, sot zotër në vendin e tyre. Kjo është historia emocionuese e dy vëllezërve, Aleksandër dhe Tomor Dulaj në Portez të Fierit.
Të kthyer në vitin 2013 në vendlindje, ata vendosën të investojnë kursimet e mbledhura përgjatë viteve për ndërtimin e serave.
Te angazhuar familjarisht në këtë biznes familjar ata arritën brenda një kohe të shkurtër të shtojnë sipërfaqet e kultivuara kryesisht me domate.
Varieteti “Ozgan” ka rezultuar fitimprurës falë edhe mbështetjes së qeverisë për subvencionet për fidanë por njëherazi edhe për karburant.
I gjithë prodhimi cilësor tashme ka siguruar tregun e vet në vendet e Bashkimit Europian duke i dhënë më shumë identitet prodhimeve shqiptare.
Sot sipërfaqja e kultivuar ka kaluar më shume se 1 ha ndërkohë që pengese për shtimin e mëtejshëm të saj mbetet mungesa e fuqisë punëtore ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje për ndërtimin e serave të reja.
Top Channel