Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se flakët në Porto Palermo janë shuar me angazhimin e efektivëve dhe helikopterit.
“40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo”, tha Peleshi.
Sipas tij puna për shuarjen e zjarrit ishte e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.
Ai gjithashtu është shprehur se kushdo që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor.
“Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë. Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri. Përpara ligjit çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare”, ka shkruar ministri, në një postim në Facebook.
Top Channel