U kap në Durrës duke transportuar 8 emigrantë nga Afganistani, në pranga 55-vjeçari

19/08/2023 13:34

Një 55-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm nga Afganistani, kundrejt pagesës.

Banues në Lushnjë, Gramos Hoxha u kap në aksin rrugor Plepa-Durrës. Emigrantët kishin si synim kalimin ilegal të kufirit me Malin e Zi.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar afër banesës së Hoxhës, u gjetën 82 bagëti të imëta (viça), të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar në Shqipëri.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqipinjat”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte drejt Tiranës, emigrantë që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Roads”“, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA