Kapen tre ndërtime pa leje në Sarandë dhe Ksamil, nën hetim ndërtuesit

19/08/2023 11:51

Tre raste të ndërtimit pa leje janë konstatuar në Sarandë dhe në Ksamil.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, F. D., 62 vjeç, banues në Ksamil dhe E. D., 36 vjeç, banues në Ksamil.

Të tre këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, teksa kryenin punime ndërtimi, pa leje, në objektet e tyre, në Ksamil dhe në Sarandë.

Policia thotë se kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA