Dy raste të zjarrvënies janë konstatuar në Elbasan.
Policia thotë se se dy persona ndezën zjarr në tokat e tyre, për djegien e shkurreve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të mëdha toke.
Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj:
63-vjeçarit Q. M., banues në Elbasan, pasi në fshatin Samurr, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre;
N.K., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, ka ndezur zjarr për të djegur disa shkurre dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte e shkurre.
Top Channel