Dy të rinj u arrestuan pasi vodhën një automjet në në një lavazh, në Plazhin e Ri të Vlorës.
Pas njoftimit për vjedhjen e mjetit në pronësi të S. G., policia bëri të mundur bllokimin e makinës pas 30 minutash ndjekjeje.
Policia vuri në pranga 22-vjeçarin A. Z., që drejtonte automjetin e vjedhur dhe një 17-vjeçar me iniciale A. H.,që ishte pasagjer në këtë automjet.
“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat “Shqiponja”, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i kontrollit të territorit, lokalizuan automjetin dhe u vunë në ndjekje të tij. Pas rreth 30 minutash ndjekjeje, bënë të mundur bllokimin e automjetit, të cilin po e drejtonte shtetasi A. Z., 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel