Një burrë që abuzoi me stafin e linjës ajrore u deportua nga Irlanda me një avion ushtarak. Shtetasi shqiptar u shoqërua nga oficerë të armatosur të Byrosë Kombëtare të Emigracionit për në aeroplan në Aerodromin Baldonnel.

Ai u dërgua në Tiranë pasi iu nënshtrua një urdhri dëbimi i nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Helen McEntee. Arsyeja pse ai u soll në avionin e Forcave të Mbrojtjes Irlandeze dhe Korpusit Ajror Irlandez është për shkak se ai kishte abuzuar me stafin dhe kishte lëshuar kërcënime në një fluturim të mëparshëm komercial.

“Ky fluturim përdoret vetëm pasi të jetë përfunduar vlerësimi i rrezikut nga Garda”- tha një burim për The Sun të cilës Top Channel i referohet.

“Ky individ u tregua më parë abuziv me njerëzit në një fluturim komercial dhe ka pasur shqetësim se ai do të shkaktonte ndërprerje të fluturimit nëse udhëtonte me aeroplan pasagjerësh. Aeroplani ushtarak përdoret aty ku ka kërcënim për dhunë dhe për këtë arsye është përdorur në këtë rast”- thotë burimi i The Sun.

Urdhri i dëbimit kundër burrit ishte lëshuar në prill pasi ai dështoi të merrte azil në Britaninë e Madhe.

Shqiptari kishte mbërritur në Kork në qershor. Ai u arrestua nga Njësia e Gjurmimit të Evaderëve të GNIB-it, të cilët kanë përgjegjësinë për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarve që u është dhënë urdhër dëbimi.

Një tjetër person do të deportohej gjithashtu nga Irlanda me të njëjtin fluturim më 3 gusht. Pas keqtrajtimit të personelit në avionin komercial, u mor vendimi për transferimin në atdheun e tij me avionin e sigurt ushtarak. Avioni përdoret kryesisht nga Garda për të transferuar njerëz të klasifikuar si “rrezik sigurie” dhe të tjerë të lidhur me krimin e organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA