Në plazhin e Semanit atje ku bëhet plazh si qëmoti dhe me kosto zero, por dhe çmimi i një shezlongu është minimal 300 lekë.
Janë të shumtë banorët e zonës por jo vetëm që kanë zgjedhur të improvizojnë çadra në bregdetin e Semanit për të kaluar pushimet dhe të bëjnë plazh me kosto zero.
“Prej 14 vjetësh frekuentoj këtë pazh”- shprehet një pushues që ka ndërtuar një çadër në bregdet dhe nuk shpenzoj asnjë lekë, kam hapur një pus për të marr ujin për të larë, dhe ndriçimin e ka zgjidhur me anë të një baterie makine.
I njohur për rërën kurative dhe ujin e pastër plazhi që ndodhet 18 km larg qytetit të Fierit dhe që ka një shtrirje prej 7 km vij bregdetare frekuentohet nga pushues nga Fieri, por dhe qytete të tjera.
Pushuesit shprehen se çmimet janë tepër të lira në krahasim me plazhet e tjera dhe çmimi prej 300 lekësh për një shezlong është tepër normal.
Top Channel