Dy shtetas të huaj janë plagosur pasi drejtuesi i motoçikletës, 69 vjeçari R. B., humbi kontrollin e.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Skërficë, ku shtetasi gjerman R. B., 69 vjeç, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motoçikletës janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi austriak G. G., 60 vjeç.

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakutr të aksidentit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA