Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në malin e Çajupit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima është një bari me inicialet K. M., banues në Delvinë, i cili ruante kullotat në këto zona. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 73-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Po në Gjirokastër, pasditen e djeshme është dëmtuar aksidentalisht teksa po lahej në lumin Vjosa, shtetasja franceze N. S., 37 vjeçe. Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e fshatit Petran”, teksa turistja po hidhej për t’u larë në lumë. 37-vjeçarja vijon të marrë asistencë mjekësore, në Spitalin e Traumës.
Grupe hetimore vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve në të dy rastet.
Top Channel