Shtohet fluksi i fëmijëve të prekur nga virozat në pediatrinë e Korçës. 

Rritja e temperaturave ka bërë që çdo ditë pranë Shërbimit të pediatrisë të bëhen thuajse 70 vizita, një shifër më e lartë krahasuar me mesataren ditore  të periudhave normale.

Grupmosha më e prekur është ajo 0-1 vjeç.

Sipas mjekëve rastet nuk paraqesin komplikaciome dhe pjesa më e madhe pas marrjes së shërbimit ditor trajtohen në shtëpi por ata rekomandojnë që në këtë periudhë kujdesi të shtohet për të shmangur infektimin e fëmijëve.

Kryesisht janë raste me simptoma të traktit gastrointestinal, rekomandohen tre masa, sigurimi i higjienës, ruajtja e ushqimeve në vende të përshtatshme dhe fëmijët duhet të jenën nën kujdes mos dalin nën pikun e vapës.”-shprehet Robert Rado shefi i pediatrisë.

Sa i takon shtrimeve ato janë të pakta dhe nuk paraqesin komplikacione, ndërsa mjekët e vendosin theksin tek shmangia 3 ekspozimit gjatë orëve të nxehta dhe hidratimi sa më i mirë i fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA