E rëndë në Dimal! Po punonte në lavazh, 15-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike dhe vdes/ Arrestohet pronari
18/08/2023 13:33
Një 15-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një lavash në Dimal të Beratit.
I riu punonte në lavazhin në pronësi të një 37-vjeçari A.H, si ndihmës, në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Në pranga është vënë pronari 37-vjeçar i lavazhit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.
Top Channel