Pas udhëtimit në Shqipëri, Giorgia Meloni kthehet në Pulia.
Media italiane Corriere della Sera i ka kushtuar sërish një artikull largimit të Melonit nga vendi ynë, ndërsa shkruan se mbetet mister një takim i mundshëm me ish-kryeministrin Britanik Tony Balir, i cili ishte në Vlorë në të njëjtën kohë me Melonin.
Corriere shkruan se stafi i ish-kryeministrit Blair u ka konfirmuar se nuk ka pasur një darkë me Melonin, por nuk kanë përjashtuar një takim të mundshëm.
Meloni u rikthye në Itali duke e ditur se e pret një “vjeshtë sfiduese”, shkruan Corriere. Përtej dosjeve që presin qeverinë, nga ligji i buxhetit deri tek reforma në drejtësi.
4 ditët në Shqipëri, shkruan në tej gazeta u shënuan nga relaksi maksimal, mes plazhit të rezidencës qeveritare ku ndodhej edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe disa shëtitjeve me skaf që nuk i kanë shpëtuar mediave përtej Adriatikut që filmuan motrën e Melonit, Arianën, dhe kunatin, ministrin Francesco Lollobrigida, në bordin e varkës së madhe me kryeministrin dhe familjen. Në pushime me të zbulon më tej Corriere ishte edhe Marcello Gemmato, nënsekretar dhe besnik i kryeministres.
Corriere ka veçuar ndër të tjera edhe postimin që vetë Rama bëri në takimin e fundit gjatë ditës së djeshme me kryeministren italiane. Rama shkruan gazeta e ka quajtur Melonin motrën e Shqipërisë ndërsa është vetëquajtur vëllai i Italisë. Për kryeministrin shqiptar vizita e Giorgia Melonit ishte një nder.
Top Channel