Bosi shqiptar i drogës Selamet Mehmetaj, i ekspozuar nga Daily Mail duke u mburrur për shkatërrimin e rivalëve, më në fund është burgosur – pasi u kënaq me famë dhe u trajtua si një personazh i famshëm pas në atdhe.
Mehmetaj, i cili e quajti veten “Djalli”, u burgos për katër vjet e gjysmë për drejtimin e fabrikave të kanabisit, në të cilat kishte punësuar emigrantë të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Hetimi i policisë ndaj shqiptarit dhe vëllait të tij, Dior, i cili dështoi në kërkesën për marrjen e azilit dhe është përshkruar nga prokurorët si ‘dora e tij e djathtë’ e Selametit, u iniciua nga autoritetet pasi “Djalli” ra në “kurthin” e gazetarëve investigativë të Daily Mail duke u ofruar t’u shiste këtyre të fundit sasi industriale kanabisi tepër të fortë.
Më pas, kryeministri Boris Johnson kërkoi vendosjen e autoriteteve menjëherë në veprim pasi investigimi i vitit 2021 përshkroi në mënyrë rrëqethëse se si baroni i drogës – i cili reklamonte veten në Instagram – rrëmbeu dhe i preu gishtat një rivali që e tradhëtoi.
Megjithatë, edhe pas bërjes publike të investigimit, Mehmetaj vazhdoi paturpësisht të drejtonte biznesin e tij të drogës dhe të shijonte një stil jetese playboy – madje duke u shfaqur në TV shqiptar. Kjo përfshinte intervista në studiot televizive në Tiranë, ku zakonisht shfaqen yje të showbizit ballkanik. Mehmetaj i qeshur mohoi paturpësisht çdo keqbërje.
Ai gjithashtu bëri një video rap dhe e postoi atë në mediat sociale, duke shfaqur prerje nga ekspozita jonë, në të cilën ai pretendonte se po përgatitej të torturonte një rival të droguar, i cili ishte lidhur për karrige nga njerëzit e tij të maskuar në një dhomë të veshur me çarçafë plastike.
Në tekstet e këngëve ai pretendonte se ishte ‘numri një’ dhe ‘i madhi në vend’ dhe se si do të ‘hapte zjarr me armë’ për të mbrojtur miqtë. Ai vazhdoi të transportonte materialet e përdorura për kultivimin e drogës nëpër rrethinat e Londrës, duke përfshirë Kent dhe Surrey, në një “Cherokee Jeep” 70,000 £ – të cilës i ndryshonte shpesh targat për të shmangur zbulimin.
Edhe para ekspozimit dhe arrestimit nga autoritetet, Mehmetaj, njëherazi babai i një fëmije, i cili u transferua në Britaninë e Madhe në vitin 2011 nga Tropoja, ishte tallur me ligjin, duke postuar video në rrjetet sociale ku ndalohej nga policia pasi efektivët nuhasnin kanabis në makinën e tij.
Vëllai i Mehmetaj u deklarua fajtor nga Gjykata e Wood Green Crown për prodhimin e kanabisit në një shkallë të gjerë gjatë dy viteve. I pranishëm në sallën e gjyqit për t’i dhënë suport të vëllait, dyshja kishin veshur kostume të zeza, këmisha të bardha dhe kravata të zeza që të kujtonin filmin e Quentin Tarantino Reservoir Dogs.
Top Channel