Vendosi muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar me ligj, nën hetim menaxheri i një lokali në Dhërmi
17/08/2023 14:17
Menaxheri i një lokali në plazhin e Dhërmiut po procedohet penalisht, pasi u konstatua se kishte vënë muzike të lartë jashtë orarit të lejuar me ligj.
Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Xh. M. nga Tirana, ku muzika e vendosur në lokal kishte shqetësuar banorët dhe pushuesit përreth.
Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel