Më shumë maturantë kanë aplikuar në programet e studimit të universitetit Fan Noli në Korçë për këtë vit akademik, ndërsa rritja kryesore duket se është në programet që janë prioritet kombëtar. 

Edhe pse do të duhet të bëhet faza e parë e regjistrimeve për të parë nëse kjo rritje do ti sjellë më shumë studentë universitetit të Korçës, fakulteti i bujqësisë dhe mësuesisë programet e studimit të të cilëve kanë qenë më pak të preferuar janë ata ku përqindja e aplikimeve është shumëfishuar ndërsa për fakultetin e infermierisë  trendi në rritje i kërkesave vazhdon prej disa vitesh.

“Nëse në rang universiteti numri i aplikimeve është 10% më i lartë se vitin e kaluar, në 8 programet e mësuesisë, është shtuar diku 30% interesimi dhe numri i aplikimeve është me i lartë”-shprehet zv.rektori Artur Adili.

Universiteti Fan Noli në Korçë ka rreth 3000 studente dhe 51 programe studimi të nivelit 2 vjeçar, bachelor dhe master.   Thuajse dy muaj më parë senati akademik vendosi që ky universitet të kthehej në një filial të Universitetit të Tiranës por kjo vendimmarrje hasi në kundërshti për shkak se ky universitet ka një numër më të lartë studentësh krahasuar me universitetet e disa rretheve të tjera çka detyroi rektoratin të tërhiqej nga ky vendim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA