Një 28-vjeçar polak i akuzuar për tentativë vrasjeje në vendin e tij ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

I riu u kap gjatë operacionit policor të koduar “North” me qëllim ekstradimin drejt Polonisë.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet FAST Albanias, FAST Polonisë, Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, se në Tiranë fshihej një shtetas i rrezikshëm për komunitetit, me precedent të theksuar kriminal në shtetin polak, shërbimet e FAST Albanias, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar “North”.

Dominik Orlowski u lokalizua nga “blutë” në një bar në Tiranë, pasi Prokurori i Rrethit Gdansk, Poloni, i ka caktuar 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për tentativë vrasjeje, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Më datë 10.03.2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar disa herë, me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy persona dhe si pasojë, njëri prej tyre është plagosur rëndë.

Gjykata e Rrethit Gdansk, Poloni e ka dënuar shtetasin Dominik Orlowski me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA