Vranësira me temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme
16/08/2023 08:00
Vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit gjatë orëve të paradites.
Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shfaqen si fillim përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin por nuk priten reshje.
Gjatë mbrëmjes dhe natës vranësirat nuk do të jenë më prezente.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Top Channel