U largua nga shtëpia e saj, shpallet në kërkim një 18-vjeçare në Divjakë

16/08/2023 11:00

Një vajzë 18-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Divjakë më 14 gusht dhe nuk është kthyer më.

Nëna 45 vjeç ka raportuar në polici për zhdukjen e vajzës dhe po punohet për gjetjen e saj.

Ndërsa në qytetin e Kuçovës, një 79-vjeçar S.M i cili po ecte me biçikletë, është përplasur nga një automjet dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit 42 vjeç K. Xh i cili është vënë në pranga, ishte në gjendje të dehur.

Në Lushnjë është arrestuar një 42-vjeçar tjetër A.L i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA