Në minutën e 75-të Silvio Berlusconi del në fushë. Luhet ndeshja mes Virtus Castelfranco dhe Conticella-n.

Nuk është shaka, por realiteti i pabesueshëm që vjen direkt nga Modena. Në mes të ndeshjes mes skuadrave trajneri vendos të hedhë në fushë një lojtar të ri për të përforcuar mesfushën, një 17 vjeçar me emrin Silvio Berlusconi.

Ndodhi në Bolonjë, pak ditë më parë, kur emri 17-vjeçarit që debutoi në Virtus Castelfranco, një skuadër nga provinca e Modenës habiti gjithë tifozët në stadium. Lajmi se Silvio Berlusconi u shfaq në një ndeshje futbolli ka bërë tashmë xhiron e Italisë.

Më fakt i riu emrin e gjatë e ka Silvio Berlusconi Boahene, i lindur në vitin 2005  luan në kampionatin e Ekselencës së Emilia Romagna-s.

Por pse prindërit i vunë pikërisht këtë emër?

Babai, një punëtor ganez që emigroi në Itali në fillim të viteve 2002, donte t’i vinte djalit të tij këtë emër për të falenderuar Silvio Berlusconin që sipas tij i kishte dhënë leje qëndrimi në ato vite për të jetuar në Itali dhe për të krijuar familje.

Babai, Antony Boahene, i cili mbërriti në Itali në vitin 2002, shpjegoi për Gazzetta di Modena arsyen e një zgjedhjeje kaq të veçantë për emrin e djalit të tij:

Doja t’i vendosja emrin e një lideri të madh politik, tek i cili më pëlqente gjithçka dhe i detyrohem edhe lejen time të qëndrimit në Itali

Silvio Berlusconi Boahene, luan në kampionatin e Ekselencës së Emilia Romagna, ka zënë vendin e Enrico Raspadorit, vëllait të Xhacomos, sulmuesit më të famshëm të Napolit.

Karriera e futbollistit për 17-vjeçarin nga Modena nuk është shkruar ende, por ajo që sigurisht nuk do t’i mungojë është popullariteti i atij emri që babai i tij Anthony Boahene,  vendosi për të, në shenjë mirënjohjeje ndaj kryeministrit italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA