Një efektiv policie u plagos me thikë mbrëmjen e të martës në Himarë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Pilur rreth orës 23:00, ku efektivi Redin Çaushaj, i cili ndodhej jashtë orarit të shërbimit, ndërhyri për të parandaluar një konflikt fizik mes disa personave.

Por gjatë përpjekjes për të ndaluar sherrin, ai u godit me mjet prerës nga 60-vjeçari, Theodori Mërkuri. Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i policisë u plagos rëndë.

Ai u dërgua drejt spitalit të Vlorës në gjendje kritike për jetën pasi humbi shumë gjak. Për t’i ardhur në ndihmë shumë kolegë të tij, u solidarizuan dhe dhuruan gjak.

Ndërkohë autori, i cili është banor i fshatit Pilur, duke përfitua nga errësira u largua me shpejtësi dhe u fsheh në ambientet e ish-repartit ushtarak. Ai qëndroi i fshehur aty për më shumë se tetë orë deri sa u gjet nga agjentët e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndaj tij rëndon vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë. Ndërkohë u prangos po ashtu për “Moskallëzim krimi”, dhe një 39-vjeçar, banor po i fshatit pasi ishte prezent gjatë konfliktit.

Top Channel