Një 26-vjeçar është arrrrestuar në Mat pasi dyshohet si autor i kultivimit të 260 bimëve kanabis.
Bimët narkotike u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Madhesh.
I riu me iniciale B. S., banues në Mirëditë u kap duke ruajtur parcelën. Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i zbatimit të planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e imtësishëm dhe të pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Madhesh, njësia administrative Ulëz, 260 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, thuhet në njoftimin e polcisë.
Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel