Një 26-vjeçar është arrestuar pasi tentoi t’i vidhte me dhunë një 28-vjeçareje varësen e floririt.

Ngjarja ndodhi në Elbasan, teksa vajza po  vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit. Ai e ka ndjekur për disa minuta dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike.

26-vjeçari me iniciale P. B., ishte dënuar më parë për vjedhje dhe për krime kundër personit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë varësen nga qafa, një shtetasje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Monumenti”, për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA