![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1731682509x900-0-1731682278xputin-scholz-409-604_sd-800x450.jpg)
Një 19-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor në autostradën Tiranë-Durrës.
56 vjeçari i plagosur është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.
Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin E. D., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin E. A., 56 vjeç. 56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Top Channel