Pas më shumë se 5 orësh kërkime të pandërprera u gjet trupi i pajetë i 75-vjeçarit i cili u mbyt në lumin Buna.

Sipas shërbimeve të Komisarit të Policisë Shkodër, i moshuari me iniciale N. Ç. u konstatua pa shenja dhune. Trupi i pajetë i shtetasit N. Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Policia e Shkodrës thotë se është njoftuar nga familjarët e tij në orën 10:00, se 75 vjeçari, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, dyshohet se mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA