Një person ka qëlluar me armë në mënyrë të pavullnetshme, ndërsa ndodhej në makinë në lagjen nr.1 të Sarandës.
Pasi ka qëlluar, ai është larguar nga “BMW”-ja dhe ka hedhur armën, e cila po kërkohet nga policia.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor.
“Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes“, sipas policisë.
Top Channel