Reshje të dendura shiu të shoqëruar edhe me breshër, përmbyten rrugët pasditen e sotme në Bulqizë.

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë bërë që të përmbyten rrugët nacionale si dhe rruga që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve si dhe të banorëve.

Përmbytje ka pasur edhe në pedonalen e qytetit, kjo për pasoje edhe e bllokimit të disa pusetave.

Shpesh herë në rrugët nacionale dhe ato që lidhin lagjet ka pasur përmbytje për shkak të mungesës së kanaleve kulluese!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA