Dy turistë francezë të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren shumë të thepisur, pranë përroit të Cutit, janë shpëtuar pas tetë orësh kërkim.
Turistët mbetën të bllokuar gjatë mbrëmjes së djeshme në një zonë tejet të vështirë malore, dhe njëri prej tyre pati komplikime shëndetësore.
Pas marrjes së njoftimit, drejt zonës së sinjalizuar janë nisur efektivët e Policisë Alpine të FNSH Shkodër.
2 turistët janë lokalizuar rreth mesnatës, janë shoqëruar deri në një zonë të aksesueshme nga automjeti i Policisë dhe më pas janë transportuar me këtë automjet, në spitalin e Shkodrës.
Shtetasi që shfaqi komplikime shëndetësore vijon të marrë asistencë mjekësore në spitalin e Shkodrës, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel