Heqja dorë nga territori për NATO-n/ Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikon zyrtarin e Aleancës: E papranueshme

15/08/2023 20:19

Shefi i shtabit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga një pjesë e tokës së saj në këmbim të anëtarësimit në aleancë. 

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kritikuar ashpër komentet, duke i konsideruar ato “absolutisht të papranueshme”.

“Ne gjithmonë supozonim se aleanca, ashtu si Ukraina, nuk tregton territoret e saj”, shkruan zëdhënësi i ministrisë Oleh Nikolenko.

“Angazhimi i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm i zyrtarëve të NATO-s në formimin e një narrative rreth refuzimit të Ukrainës nga territoret e saj është në dobi të Rusisë. Është për të mirën e sigurisë euro-atlantike të diskutohen mënyrat për të përshpejtuar fitoren e Ukrainës dhe për të fituar anëtarësimin e plotë në NATO”- thuhet në deklaratë.

Komentet nga zyrtari i NATO-s Stian Jenssen me sa duket kanë ndezur një grindje diplomatike midis aleancës dhe Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA