Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia pasi përplasi dy persona për vdekje me makinë.

Etjon Lazri, 35 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me e 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch””, thuhet sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA