3 gomone me 37 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga rreziku, në tentativë për të kaluar në ujërat greke nga anija “Butrinti”.

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë natës së mbrëmshme anija “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje, ka realizuar sërish me sukses tre operacione SAR.

Fatmirësisht të gjithë personat gëzojnë shëndet të mirë.

“Kalimi i paligjshëm në detin Egje është një sfidë e madhe, jo vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për vendet tranzit që duhet të përballojnë një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm.
Besimplotë, se vetëm përmes bashkëpunimit, mund të adresojmë këtë sfidë dhe të garantojmë jetën dhe sigurinë e të gjithë atyre që përfshihen në situata të tilla.”- njofton Ministria e Mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA