Në cilën pjesë të ditës punonjësit bëjnë më shumë gabime

15/08/2023 09:16

Punonjësit nuk arrijnë të jenë plotësisht produktivë gjatë gjithë orarit të punës.

Në një artikull AkademiPune tregon kohën kur punonjësit janë më pak produktivë dhe kur janë të prirur të bëjnë më shumë gabime.

Bazuar në një studim të fundit të publikuar nga revista shkencore PLOS ONE, produktiviteti dhe saktësia e punonjësve ulet gjatë pasdites. Studiuesit janë marrë për dy vjet me studimin e pothuajse 800 punonjësve të cilët punojnë nga zyrat.

Ndryshe nga studimet e tjera që analizojnë produktivitetin e punonjësve duke u mbështetur në vetëvlerësimet e punonjësve ose vlerësimet e menaxherëve, në këtë analizë, studiuesit gjurmuan metrikat e përdorimit të kompjuterit si shpejtësia e shtypjes së tasteve, lëvizja e mausit dhe gabimet gjatë shtypit. Gjatë pasditeve punonjësit ishin të prirur të bënin shumicën e gabimeve në shkrim. Më konkretisht pasditeve të së premtes ka pasur ulje të aktivitetit kompjuterik dhe rritje të gabimeve.

“Kjo përputhet me gjetjet e ngjashme që numri i detyrave që punonjësit kryejnë rritet në mënyrë të qëndrueshme nga e hëna në të mërkurë, pastaj zvogëlohet të enjten dhe të premten”, ka thënë Taehyun Roh, bashkautor i studimit dhe një profesor asistent në departamentin e epidemiologjisë dhe Universitetit A&M të Teksasit.

Autorët e studimit thonë se ky hulumtim dëshmon se vendet e punës duhet të lejojnë më shumë fleksibilitet në mënyrë që të mos detyrojnë orar të stërzgjatur në kohën kur produktiviteti i punonjësve është i ulët. Kështu punëdhënësit kanë më shumë gjasa edhe të parandalojnë konsumimin e punonjësve dhe gjasat e tyre për ta lënë punën.

Qasjen pozitive të punonjësve për fleksibilitet sipas ankesave e kanë mirëpritur shumica e punonjësve. Sipas një sondazhi të Monster, 61%, thonë se më mirë do të punonin një javë pune të sistemuar dhe 33% thonë se do ta linin punën për një javë me një javë të shkurtuar.

“Aranzhimet fleksibël të punës, të tilla si puna hibride ose një javë pune katër-ditore, mund të ndihmojnë në zbutjen e efekteve negative të javëve të gjata të punës dhe të promovojnë mirëqenien dhe produktivitetin më të mirë të punonjësve”, shkruajnë autorët e studimit.

Ata rekomandojnë që punëdhënësit të jenë më të hapur për t’i lejuar punonjësit të punojnë nga shtëpia ditëve të premte ose të zbatojnë javë të shkurtuara pune me të premten pushim ose me gjysmë-orari.

Si të keni punonjës më produktivë?

Pandemia e ka ndryshuar totalisht tregun e punës dhe ka rritur dëshirën e punonjësve për më shumë produktivitet. Tani është më e rëndësishme se kurrë për kompanitë që t’i mbajnë punonjësit e tyre të lumtur dhe produktivë. Lumturia e punonjësve është një nga faktorët më të rëndësishëm në drejtimin e një kompanie të suksesshme dhe fitimprurëse. Punonjësit e lumtur dhe të angazhuar priren të performojnë më mirë dhe të mbështesin inovacionin e kompanisë. Kur punonjësit janë të lumtur, besnikë dhe të përkushtuar, fitimet e kompanisë janë shumë më të larta – dhe qarkullimi i punëtorëve është shumë më i ulët.

Megjithatë, kur punonjësit ndihen të pakënaqur dhe të pamotivuar, produktiviteti ulet, qarkullimi rritet dhe kompania pëson. Zëvendësimi i një punonjësi mund të kushtojë deri në 33% të pagës së tyre vjetore. Në fakt, punonjësit e pakënaqur u kushtojnë kompanive amerikane deri në 550 miliardë dollarë në vit.

Mund të jetë e vështirë të kuptosh saktësisht se si t’i mbash punonjësit të lumtur në mjedisin e sotëm ekonomik. Përveç kësaj, faktorët e jashtëm mund të kenë një ndikim në lumturinë e punonjësve dhe ata shpesh janë jashtë kontrollit tuaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA