Zyrtarë e trafikantët sëmuren në burg/ GJKKO, në një vit 67 kërkesa për ndryshime mase për arsye shëndetësore

14/08/2023 19:38

Në burg ata preken të gjithë nga sulmet e atakut.

Në vend të parë qëndrojnë ish funksionarët nën hetim nga SPAK dhe me pas vijnë të dyshuarit e drogës. Në një vit gjykata e posaçme ka shqyrtuar 67 kërkesa për ndryshim mase ndaj të dyshuarve që këmbëngulin se vuajnë nga tensioni , diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Por që të gjithëve  iu është refuzuar kërkesa për të lënë burgun e për tu kuruar në shtëpi

Në krye të një muaji si i paraburgosur dhe nën hetim për shpërdorim detyre edhe ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, u soll me urgjencë në spitalin e burgut. Edhe ish-funskionari Fran Tuci vuante nga problemet e diabetit dhe problemet kardiake

Më herët probleme me diabetin shfaqi edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, ish kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, Lefter Alla ish kryebashkiak i Bulqizës, i cili të këmbëngulë se i rrezikohet jeta në qeli. Por  gjykata antikorrupsion urdhëroi riekspertim mjekësor.

Edhe Fredi Beleri thotë se i rrezikohet jeta në qeli nga problemet shëndetësore dhe në datë 21 gusht gjykata do ta shqyrtojë kërkesën e tij

“Ka një vendim të gjykatës së lartë në maj 2023, që thotë duhen liruar vetëm në kushtet kur u rrezikohet jeta.”- tha Alban Qafa, avokat.

Erinda Ballanca thotë për TCH se ndonëse shërbimi mjekësor nuk mungon në burgje, Avokati i Popullit  ka dorëzuar një seri rekomandimesh.

“Në një numër jo të vogël burgjesh mungon numri i duhur i mjekëve dhe personave që janë staf ndihmës për të dhënë asistencë mjekësore. Arsye thelbësorë mund të jetë paga e ulët“- tha Erinda Ballanca.

Burimet i thanë Top Channel se për disa ekspertiza të lëshuara nga  IML po kryhen hetime nga prokuroria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA