Tiranë/ Dy familje në sherr për motive pronësie, në pranga babë e bir. Sekuestrohen armë e granata

14/08/2023 10:03

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Tiranë nga policia, pasi dy vëllezër ishin në konflikt të përshkallëzuar me njëri tjetrin, për motive pronësie.

Kështu babë e bir kanë rënë në pranga pasi janë konfliktuar dhe kanë kërcënuar familjarin e tyre, vëllanë e 59-vjeçarit, me inicale F. J.

Policia bëri të mundur arrestimin e 59-vjeçarit G. J. dhe djalit të tij 27-vjeçarit G. J., të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë u kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit”, sipas njoftimit të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA