Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierë në Bulqizë.
Ngjarja ndodhi në nivelin e 17 të minierës. Shkak dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel.
Tre minatorët e plagosur Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve minatorët ata pësuan djegie të rënda të gradës së tretë. Fillimisht punëtorët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, ku nga pamjet shihen familjarët e shqetësuar.
Po ashtu është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.
Sipas policisë situata aktualisht është normalizuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.
Top Channel