Ukraina po përballet me një numër të lartë sulmesh me raketa të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në Odesa, ndërsa në Kherson i morën jetën shtatë personave, pesë prej tyre anëtarë të një familjeje.
Në familjen që humbën jetën nga raketat ruse ishin edhe dy fëmijët, foshnja disa ditëshe dhe djali 12-vjeçar. Njëkohësisht 13 persona të tjerë mbetën të lënduar, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet.
Odesa, e cila u prek nga sulmet me dronë dhe raketa gjatë natës, shënoi dëme të shumta në ndërtesa. Një supermarket u shkatërrua i gjithi, ndërsa zjarrfikësve luftuan për orë të tëra me flakët dhe të plagosur mbetën tre punonjësit.
Autoritetet raportuan se gjithsej 15 raketa dhe dronë kishin në shënjestër ndërtesat e Odesas.
Sulmet me raketa dhe dron gjatë natës vijnë një ditë pasi Moska deklaroi se të shtëna paralajmëruese u qëlluan nga një anije luftarake ruse në një anije mallrash që po shkonte drejt një qyteti në Odesa.
Rusia dhe Ukraina kanë shtuar sulmet në Ukrainë, kryesisht në Detin e Zi që pas përfundimit të marrëveshjes së grurit. Kjo gjendje ka bërë që Rusia të ketë në shënjestër qytetet portuale, me qëllim sulmimin e tyre.
Që nga tërheqja nga marrëveshja, Moska ka goditur portet në rajonin e Odesës që ishin kyçe për eksportet e grurit ukrainas sipas marrëveshjes.
Top Channel