Aktiviteti shpërthyes i Etnës u rikthye, e bashkë me të edhe frika e administratës së aeroportit të Catania-s, që njoftoi mbylljen e tij deri në orët e mesditës.

Në njoftimin e lëshuar, sqarohen udhëtarët se sektorët e hapësirës ajrore C1 dhe B3 do të qëndrojnë të mbyllur dhe se të gjitha mbërritjet dhe nisjet janë të ndaluara.

Pasagjerëve iu kërkua po kështu të paraqiten në aeroport vetëm pasi të konsultohen me kompanitë ajrore me të cilat kanë zgjedhur të fluturojnë.

Observatori i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, paralajmëroi që mbrëmjen e djeshme rizgjimin e vullkanit më të lartë në Europë,  duke sqaruar se amplituda mesatare e lëkundjes vullkanike kishte shfaqur një rritje të menjëhershme në pasdite, e pas rreth njëzet minutash kishte mbërritur një nivel të tillë vlerash që përbën shqetësim për Sicilinë.

Me shpërthimet e saj, Etna ofron shpesh një spektakël të vërtetë mahnitës për spektatorët, por autoritetet e vëzhgojnë me kujdes situatën për të garantuar që askush nuk do t’i afrohet zonave të rrezikshme.

Vullkani me lartësi 3300 metra shpërthen disa herë në vit me zhurmë të madhe e duke lëshuar llavë por pa shkaktuar dëme. Për herë të fundit,  Etna pati një shpërthim të fuqishëm madhor vullkanik në vitin 1992.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA