Tre persona janë nën hetim pasi u kapën teksa kryenin punime ndërtimi pa leje, në bregdetin e Sarandës dhe Ksamilit.
Konkretisht 39-vjeçari A. B., banues në Sarandë dhe 28-vjeçari A. T., banues në Ksamil u kapën në qytetin e Sarandës, ndërsa 22-vjeçari R. B., u kap në Ksamil.
“Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë evidentuar 3 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre shtetasit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel