Sipas burimeve britanike grupi Wagner duket se nuk do të financohet më nga shteti rus dhe prandaj do t’i duhet të zvogëlohet.

Qëllimi me sa duket është të kursehen para në shpenzimet për personelin, tha Ministria e Mbrojtjes në Londër duke iu referuar buletinit ditor të shërbimit sekret ushtarak.

Ekziston një “mundësi realiste” që zyra e Presidentit Putin në Moskë të mos i financojë më mercenarët e grupit Wagner. “Nëse shteti rus ndalon së paguari grupin Wagner, burimi i dytë më i besueshëm i pagave janë autoritetet bjelloruse”, thuhet në njoftim. Por kjo do të rëndonte burimet e Bjellorusisë. Mercenarët e grupit Wagner aktualisht po trajnojnë atje ushtarë bjellorusë.

Shefi i grupit Wagner akuzon Shoigun për paaftësi

Mercenarët e grupit Wagner ishin për një kohë të gjatë shtyllë e ushtrisë së rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës.

Shefi i mercenarëve Wagner, Jevgeni Prigoshin, duke kritikuar publikisht udhëheqjen ushtarake ruse dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu

Shefi i mercenarëve Wagner, Jevgeni Prigoshin, duke kritikuar publikisht udhëheqjen ushtarake ruse dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei ShoiguFotografi: Press service of “Concord”/REUTERS

Por shefi i mercenarëve Wagner, Jevgeni Prigoshin i ka kritikuar masivisht dhe publikisht udhëheqjen ushtarake ruse dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu duke i akuzuar ata për paaftësi. Në fund të qershorit Prigozhini urdhëroi fillimin e njërebelimi kundër udhëheqësve ushtarakë rusë dhe një marshim drejt Moskës. Pas dy ditësh rebelimi u ndërpre.

Mercenarët Wagner në Mali, Siri dhe Libi

Sipas presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, ai ndërmjetësoi midis Prigozhinit dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Pas kësaj Prigozhini shkoi përkohësisht në mërgim në Bjellorusi. Është e paqartë se ku po qëndron ai aktualisht. Me kërkesë të qeverisë në Minsk njësitë e mercenarëve të tij, Wagner, po trajnojnë ushtarë bjellorusë në një kamp ushtarak afër kufirit me Poloninë.

Stërvitje e përbashkët e mercenarëve Wagner dhe e ushtarëve bjellorusë në një kamp ushtarak afër kufirit me Poloninë

Stërvitje e përbashkët e mercenarëve Wagner dhe e ushtarëve bjellorusë në një kamp ushtarak afër kufirit me PoloninëFotografi: Voyentv TV/TASS/dpa/picture alliance

Sipas Prigoshinit grupi Wagner u themelua në vitin 2014. Biznesmeni i pasur, i cili dekadën e fundit të ekzistencës së Bashkimit Sovjetik e kaloi në burg për grabitje dhe mashtrim, ka kontrata ushtarake dhe minerare në Afrikë. Mercenarët e tij janë ndër të tjera aktivë në Mali, Siri dhe Libi./ DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA