Elizabeth Francis, e cila sapo festoi ditëlindjen e saj të 114-të, ka gjithashtu këshilla të tjera për njëqindvjeçarët që aspirojnë të jetojnë edhe më gjatë.
Ajo thotë se çelësi për të jetuar një jetë të gjatë është të hash gjithçka.
Elizabeth Francis, lindi në vitin 1909, në të njëjtin vit kur William Howard Taft u bë presidenti i 27-të i Shteteve të Bashkuara. Elizabeth Francis, ka bërë histori duke qenë gruaja më e vjetër e gjallë në historinë e Teksasit dhe e dyta ndër më të moshuarit në Shtetet e Bashkuara.
Megjithë në moshë shumë të shtyrë, ajo është ende vitale dhe po aq e zgjuar sa ishte në vitet e rinisë.
“Unë jam shumë, shumë e re. Më shiko, unë jam si një zog, e vogël e vogël,” tha ajo për stacionin e saj lokal ABC
Zonja Francis festoi ditëlindjen e rrethuar me pesë breza të familjes së saj dhe disa miq të ngushtë.
Megjithatë, Elizabeth, e cila ishte nëntë vjeçe kur pandemia e “gripit spanjoll” të vitit 1918 përfshiu botën, tha gjithashtu se ajo preferon të kultivojë frutat dhe perimet e saj dhe gatuan ekskluzivisht në shtëpi në vend që të hajë ushqim të shpejtë apo ne restorante.
Më shumë se 90,000 njerëz që jetojnë aktualisht në Shtetet e Bashkuara sot janë mbi 100 vjeç. Në fakt, njerëzit po jetojnë shumë më gjatë se kurrë më parë, saqë ekziston një kategori e re njerëzish të quajtur “mbi qindvjeçarët”, domethënë, njerëz që janë 110 vjeç e lart, dhe Elizabeth Francis është një prej tyre.
Top Channel